Shpërthim me trirol në Lushnje
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, 30 shtator, në qytetin e Lushnjes, në lagjen “Gafurr Muço”. Raportohet se lënda plasëse është vendosur në katin e parë të një pallati parafabrikat, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Inteligjenca artificiale do të kërkojë për ju shpirtin binjak
Kompania amerikane Meta, pronare e rrjetit social Facebook, ka njoftuar se po prezanton një asistent të bazuar në inteligjencën artificiale në shërbimin e saj Facebook Dating, që synon të ndihmojë përdoruesit të njohin shpirtin e tyre binjak. Inteligjenca artificiale mund t’i sugjerojë përdoruesve, për shembull, të kërkojnë një “vajzë nga
Çfarë i ndodh trupit tonë kur ecim 10,000 hapa çdo ditë për një muaj
Ecja është një nga aktivitetet më të thjeshta fizike, por në të njëjtën kohë ndër më të dobishmet për shëndetin tonë. Shumë studime tregojnë se ecja e përditshme, sidomos kur arrijmë shifrën prej 10,000 hapash në ditë, sjell ndryshime të ndjeshme në trupin dhe mirëqenien tonë. Ja çfarë ndodh pas
Arbër Hoxha futet në formacionin e javës në Kroaci
Sulmuesi i Kombëtares, Arbër Hoxha ishte një nga më të mirët në fushë për Dinamon e Zagrebit, në fitoren 4-1 ndaj Slaven Belupos në kampionatin kroat. Ai dhuroi një asist, ndërsa gjeti edhe rrugën e rrjetës. Hoxha është përfshirë në formacionin e javës dhe paraqitja është vlerësuar me notën 8.6.
Madonna trondit fansat: “Nuk mund ta përballoja më dhimbjen”
Në një rrëfim tronditës në podcastin “On Purpose” me Jay Shetty, Madonna zbuloi se ka kaluar një periudhë të errët emocionale gjatë betejës ligjore për kujdestarinë e djalit të saj, Rocco Ritchie, në vitin 2016. “Ka pasur momente në jetën time kur kam dashur t’i pres duart,” u shpreh artistja 67-vjeçare. “Në fakt, kam
Plani i Trump për paqe në Gaza/ Hamasi: Favorizon Izraelin, por do përgjigjemi
Plani amerikan për Gazën, të cilin Presidenti i SHBA-së Donald Trump e paraqiti në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu ka nxitur reagimin e Hamasit. Zyrtari i lartë i kësaj organizate, Mohammed Mardawi e përshkroi planin në një reagim për “Al Jazeera“, si “një tekst
Kryemadhi: SPAK ka shantazhuar dëshmitarë kundër meje dhe Ilir Metës
Ish-deputetja Monika Kryemadhi shprehet se SPAK ka shantazhuar dëshmitarët në procesin kundër saj dhe Ilir Metës. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live‘, Kryemadhi tregoi se nje prej dëshmitarëve, të cilit i kanë blerë shtëpinë në Bllok, është intimiduar nga prokurorët e SPAK. Një rast tjetër që Kryemadhi përmendi është
Kryemadhi flet për Metën: Më mungon, pa të s’do isha kjo që jam
Monika Kryemadhi deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij. E ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, Kryemadhi tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej
Tritol makinës së kreut të Njësisë së Fushë Krujës, policia jep detaje
Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të hëne në Bashkinë e Krujës, ku është hedhur në erë me eksploziv makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë Krujë, Ilir Loci. Mediat raportojnë se makina tip “Range Rover” me targa “KR 8778 A” ndodhej e parkuar në parkingun e një restoranti,
5 kulla të reja nisin të ngrihen pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë
Ngjitur me digën e Liqenit Artificial në Tiranë ka nisur ndërtimi i një kompleksi të ri masiv me kulla. Sipas një raportimi të Kapitali.al, projekti i quajtur “Tirana Lake” parashikon ngritjen e 5 kullave 17-katëshe, me një sipërfaqe ndërtimi që arrin në 228 mijë metra katrorë dhe pas projektit është ndërtuesi
Aksident në Lushnje, plagoset çifti i bashkëshortëve
Aksident në aksin rrugor Lushnje-Çermë në afërsi të fshatit Dushk. Mësohet se automjeti tip fuoristradë me targa AA 961 LJ ka dalë disa dhjetëra metra nga rruga dhe ka përfunduar në tokat arë përgjatë autostradës. Dy bashkëshortë që udhëtonin në automjet kanë mbetur të plagosur. Policia ndodhet në vendin e
Emri/ Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet babai
Policia e Mallakastrës ka arrestuar një 54-vjeçar, shtetasin Mystret Maraj, pasi dyshohet se ka ngacmuar vajzën e tij të mitur, 14 vjeçe. Mësohet se vajza aktualisht ndodhet nën kujdesin e institucioneve përkatëse për mbrojtjen e të miturve, ndërsa po kryhen ekzaminime psiko-sociale dhe hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e
Zbardhet autorësia e ngjarjes ku humbi jetën sipërmarrësi italian Edoardo Sarchi
Hetimet intensive të Policisë dhe Prokurorisë çuan në zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur pas mesnatës së 26 shtatorit 2025, në aksin rrugor “Nivicë–Salari”, ku u vra sipërmarrësi italian Edoardo Sarchi, 44 vjeç. Si rezultat i veprimeve hetimore, është identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasi Kamber Sulçaj, 48 vjeç,
Plas në Vlorë/ “Plehrat e m*tit, intrigantë”. Qytetari hyn me forcë në Këshillin Bashkiak
Mbledhja jashtë radhe e Këshillit Bashkiak të Vlorës, është shoqëruar me incidente. Një banor të cilit i është prishur banesa në rrugën që lidh portin me Transballkanike, është futur me forcë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Pas mbërritjes së policisë në ambientet e Këshillit Bashkiak, qytetari është shoqëruar në Komisiariat..
Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e noteres Sanja T.
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Nënshkrimi”, në kuadër të hetimeve për pastrim parash dhe përfitime të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës si notere. Objekt i hetimit është një 35-vjeçare, banore në Tiranë, e dyshuar për krijimin e një pasurie të












