Katari do të lejojë fansat, që kanë siguruar një biletë për të ndjekur një nga ndeshjet e Kupës së Botës, që të blejnë e të konsumojnë birrë, 3 orë para se të nisë ndeshja dhe 1 orë pasi ndeshja të ketë mbaruar por jo gjatë ndeshjes.
Edhe kompanitë e famshme të prodhimit e shitjes së pijeve alkoolike, disa prej të cilave edhe sponsor gjeneralë të Kupës së Botës 2022, e konfirmuan se kanë arritur të sigurojnë lejen e nevojshme për të shitur alkool sipas perimetrit qark secilit stadium, të cilin klienti e ka të përcaktuar edhe në biletë, por kurrsesi brenda në stadium apo pranë dyerve.
Këtë vit, për herë të parë, evenimenti i Kupës së Botës, do të mbahet në një vend mysliman, që ndalon konsumimin e alkoolit. Vetëm birra do të jetë e lejuar kur dyert të hapen, që do të thotë 3 orë para se ndeshja të nisë.
Dhe pas largimit nga stadium, vetëm pas 1 ore, një fans, vendas apo i huaj qoftë, mund të blejë e të konsumojë alkool. Alkooli do mund të konsumohet vetëm në ato që njihen tashmë si Fan Zona, për ata që nuk kanë mundur të sigurojnë një biletë për në stadium.
Në Kupat e Botës së mëparshme, birrat, por në përgjithësi alkooli, shërbehej në çdo orë të ditës e të natës, në Fan Zone dhe përtej tyre. Vizitorët nuk mund të shkelin në Katar me alkool me vete, as ta blejnë në “dutty free” por mund ta blejnë në vende ta konsumojnë brenda në shtëpi ose hotel.