Fier – Banorët e ashkisë Fier pa ujë të.pijshëm në banesat e bizneset e tyre që në orën 08 të mëngjesit.
Shkaku ka qënë një ndërrim transformatori i tensionit të lartë që do të ndërrohej pasi kishte pësuar defekt.
Bashkia Fier nxori njoftim në faqen e saj në rrjetin social facebook pasi media lokale nuk funksionojnë në Fier.
Në njoftim thuhej se uji do të mungonte për banorët nga ora 08 e mëngjesit deri në orën 19, kanë kaluar edhe 2 orë mbi njoftim dhe uji ende mungon ne rubinetat e banorëve fierakë
Shumë biznese në qytet i kanë vënë drynin për shkak të mungesës së ujit që duhet për larje e tualete.
Dhe ende nuk dihet se kur do të rrjedhë uji në rubinetat e banorëve.