Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETReagon policia: E vërteta e rrëmbimit të një vajze në Kombinat

Reagon policia: E vërteta e rrëmbimit të një vajze në Kombinat

Një lajm qarkulloi në media mbrëmjen e kësja të premteje se një vazjë ishte rrëmbyer me forcë nga një makinë tip Benz në “Rrugën e qelqit” në Tiranë. Për këtë ka reaguar pas disa orësh policia.

“Në lidhje me një shkrim të publikuar në një portal, i cili flet për rrëmbimin e një shtetaseje, ju sqarojmë: Me marrjen e informacionit mbi këtë rast, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, janë angazhuar maksimalisht për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Bazuar në inteligjencën informative është identifikimi i targës së automjetit tip “Benz”, dhe shoqërimi në ambientet e Policisë i drejtuesit të tij, shtetasit K. M., dhe shtetases A. C., të cilët kanë deklaruar se në “Rrugën e Qelqit”, kanë patur një mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për motive xhelozie” – thuhet në njoftimin e policisë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME