Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTAKosova i përgjigjet Serbisë, mbyll kufirin në Bërnjak

Kosova i përgjigjet Serbisë, mbyll kufirin në Bërnjak

Ekstremistë serbë kanë bllokuar kalimin e makinave me targa të Kosovës në 3 pika të kalimit të kufitar, konkretisht në Jarinjë, Bërnjak dhe Merdarë. Ata janë grumbulluar në territorin serb duke detyruar të kthehen mbrapsht makinat me targa nga Kosova dhe duke lejuar të kalojnë vetëm ato me targa serbe. Policia serbe është e pranishme, por nuk ndërhyn.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla thotë se grupe ekstremistësh të maskuar në prani të policisë së Serbisë kanë ndaluar një familje e cila po udhëtonte për në Gjermani duke u kthyer prapa me forcë. Ai thotë se e gjithë kjo po ndodh para syve të policisë së Serbisë, dhe kjo e bën edhe Serbinë bashkëfajtore.

“Kjo po ndodhë para syve të policisë së Serbisë, fakt ky që e bën atë bashkë fajtore. Këto akte fashiste ku serbët lejohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë kurse shqiptarët pengohen pavarësisht dokumentacioneve që posedojnë, janë absolutisht të papranueshme për ne” – shkruan Svelça që njofton se edhe Kosova ka vendosur të mos rrijë duarkryq.

“Deri në stabilizimin e qarkullimit normal, të papengueshëm dhe të sigurt për të gjithë udhëtarët, pika kufitare në Bërnjak mbyllet për qarkullim”, – shkroi Sveçla në Facebook.

Për bllokimin e rrugëve në Serbi ka reaguar edhe kryediplomatja kosovare, Donika Gërvalla e cila thotë se pika kufitare në Bërnjak është mbyllur derisa të largohen të maskuarit dhe të kthehet lëvizja e lirë.

“Në pikën kufitare në Bërnjak, brenda territorit të Serbisë, persona të maskuar po ndalojnë edhe veturat me regjistrim gjerman dhe pas konstatimit që janë shqiptarë, nuk po i lënë të kalojnë. Vetura e policisë serbe veç shikon dhe nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij seleksionimi racist dhe fashist, i cili sjell në mendje kohë të errëta dhe si i tillë nuk guxon të tolerohet”, – shkroi ajo në Facebook.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës ka reaguar edhe me një njof5tim zyrtar ku dënon fuqishëm veprimet e fundit në pikën kufitare të Bërnjakut, ku në njoftimin e tyre thuhet se persona të maskuar po ndalojnë vetura me regjistrim gjerman dhe, pas konstatimit se udhëtarët janë shqiptarë, nuk po i lejojnë të kalojnë.

“Kjo situatë është duke u mbikëqyrur nga vetura të policisë serbe, e cila nuk ndërhyn për të siguruar lëvizjen e lirë të qytetarëve, duke u bërë kështu bashkëfajtore e këtij veprimi të padrejtë.

Një sjellje e tillë, e cila nuk mund të tolerohet, rikujton periudha të errëta të historisë dhe përbën një akti veprimi të papranueshëm, diskriminimi dhe fashizmi”, thuhet në njoftim.

Për shkak të kësaj gjendjeje të papranueshme, pika kufitare e Bërnjakut do të mbetet e mbyllur deri në largimin e personave të maskuar dhe rikthimin e rendit dhe sigurisë për qytetarët.

MPJD i bënë thirrje qytetarëve dhe mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës apo nga Kosova në drejtim të shteteve tjera të marrin masa të kujdesshme dhe të përdorin pikat e tjera kufitare.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME