Deputet?/ “Nisma Shqipëria Bëhet”, kush, kush, kush mi.

Kreu i partisë “Nisma Thurje” Endri Shabani duket se është përpjekur që shuajë “komedinë” që po ndodh me koalicionin që ka me partinë “Shqipëria bëhet” të Adriatik Lapajt.
Kjo, pasi një i afërm i Shabanit, Zeqir Kordhoni, i renditur i nënti në listën e mbyllur në qarkun e Tiranës ka shprehur ambicien për të marrë mandatin e vetëm të deputetit që ky koalicion siguroi në Tiranë.
Ai i ka kërkuar KQZ-së informacion në lidhje me dorëheqjen e tij duke u shprehur se “nuk e dinte se çfarë kishte firmosur”. Në një shkresën depozituar në KQZ-së, kandidati që në CV e tij deklaruar se ka qenë punëtor ndërtimi, por që trajtohet me KEMP i kërkon Ilirjan Celibashit informacion se çfarë ka dorëzuar koalicioni i Adriatik Lapajt në emër të tij.
Por Shabani ka reaguar një ditë më pas duke i kërkuar KQZ-së të njohë zyrtarisht dorëheqjet e 46 kandidatëve të listave të mbyllura të paraqitura në datë 11 Maj 2021 dhe të vijojë me procedurat për t’i dhënë mandatin kandidatit të renditur i pari në listën e hapur. I pari në listën e hapur është renditur Adriatik Lapaj.
Gjatë fushatës ai u shpreh se nëse do merrnin vetëm një mandat ai nuk do ta pranonte, por më pas edhe duket se ka ndërruar mendje. Fjalën e fundit duket se do ta thotë Ilirian Celibashi.









