May 30, 2022 | 15:54
Berisha: Këto ditë u publikua intervista e ministrit të jashtëm të Greqisë në të ciilin Nikos Dendias informon kombin e tij por gjithë botën se Rama a paditur tek ai Presidentin e Republikës.
Unë do u lutesha qytetarëve shqiptarë ta arsyetojnë vetë këtë akt. Unë nuk e kam shumë të vështirë të vë shumë epitete, por po sqaroj qytetarët që Presidenti që duhet të japë autorizimin për fillimin e negociatave për gjyqin në Hagë për çështjen e detit.
Edi Rama nuk i ka dërguar deri më sot asnjë kërkesë Presidentit për autorizimin. Një kryeministër që padit presidentin e vet, kur nuk i ka dërguar kërkesë, gjykojeni vetë çfarë mund të jetë.
Niko Dendias i ka përmend disa herë disa lidhje e errëta në Korfuz. Unë nuk i di ato.
Paditja e presidentit përbën një akt që e denoncoj me forcën më të madhe. A mund të ecet me një njeri i cili fut thika mashtron paskrupull. Nëse presidenti i republikës nuk do të firmoste, ai duhet të njoftonte popullin shqiptar, nuk duhet të ankohej te ministri i Greqisë.Panorama