Dhunuan 17-vjeçaren dhe e filmuan, Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masat e sigurisë për tri vajzat e dyshuara për dhunimin e një 17-vjeçareje, një ngjarje që ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.
Në seancën për verifikimin e masave të sigurisë, gjykata me gjyqtat Noel Veizi pranoi kërkesën e Prokurorisë të.plrfaqsues nga Violeta Shkurta duke vendosur masën “arrest me burg” për 20-vjeçaren e dyshuar si e përfshirë në ngjarje. Për njërën nga dy 15-vjeçaret u konfirmua masa “arrest në shtëpi”, ndërsa për të miturën tjetër gjykata vendosi “shtrim të përkohshëm në spital psikiatrik”.
Sipas autoriteteve, masat janë caktuar duke marrë në konsideratë moshën e secilës prej të dyshuarave, si dhe shkallën e përfshirjes së tyre në ngjarjen e hetuar.



Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, e përbërë në trup gjykues prej:
GJYQTAR :NOEL VEIZI në Fier, sot më datë 12.07.2026, mori në shqyrtim, në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, çështjen penale me që iu përket palëve:
Kërkues: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier; Përfaqësuar nga Prokurorja e çështjes Znj. Violeta Shkurta.
Person nën hetim: L.L, Mbrojtur në gjykim nga mbrojtësja e zgjedhur me deklarim në seancë Av. Arvenola Dore, anëtare e Dhomës Vendore të Avokatisë Fier.
Akuza: Kryerja eveprës penale të “Heqja e paligjshme e lirisë” në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 110/2, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
E mitura në konflikt me ligjin: K.G, Asistuar nga përfaqësuesja ligjore Znj.E.G (nëna) dhe psikologia Znj.Daniela Gjorgo. Mbrojtur në gjykim nga mbrojtësi i zgjedhur me deklarim në seancë Av. Ronaldo Prifti, anëtar i Dhomës Vendore të Avokatisë Fier.
Akuza: Kryerja eveprës penale të “Heqja e paligjshme e lirisë” në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 110/2, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
E mitura në konflikt me ligjin: M.R, E pranishme në gjykim përfaqësuesja ligjore Znj. R.R (nëna) dhe asistuar nga punonjësja sociale e Njësisë së Shërbimit Social për të mitur pranë Bashkisë Fier, znj. Alma Guma, e caktuar nga gjykata si kujdestar i posaçëm, sidhe psikologia Znj. Daniela Gjorgo. Mbrojtur në gjykim nga mbrojtësi i caktuar kryesisht Av. Urana Fejzulla,anëtare e Dhomës Vendore të Avokatisë Fier.
Akuza: Kryerja eveprës penale të “Heqja e paligjshme e lirisë” në bashkëpunim, e parashikuar nga neni 110/2, i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Objekti: Verifikimi i kushteve dhe kritereve për zbatimin e masave të sigurimit personal në lidhje me procedimin penal Nr. 1094/2026, në lidhje me veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” në bashkëpunim, të parashikuar nga 110/2 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
Baza Ligjore: Nenet 228-230, 237, 238, 239, dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale dhe Nenet 81 e 86 të Kodit të Drejtësisë Penale për të Mitur.
Gjykata, në përfundim gjykimit të zhvilluar në prani të Prokurores, në prani të personit nën hetim L. L, si dhe në prani të mbrojtësit ligjor të zgjedhur, Av.Arvenola Dore, në prani të të miturës në konflikt me ligjin K.G, në prani të përfaqësueses ligjore, Znj. E.G (nëna), në prani të mbrojtësit të zgjedhur Av. Ronaldo Prifti, dhe në prani të të miturës në konflikt me ligjin M.R, në prani të përfaqësueses ligjore, Znj. R. R (nëna), asistuar dhe nga punonjësja sociale pranë Njësisë së Shërbimit Social për të mitur pranë Bashkisë Fier znj. Alma Guma, e caktuar nga gjykata si kujdestar i posaçëm, në prani të mbrojtësit të caktuar kryesisht Av.Urana Fejzulla, në prani të psikologes Znj. Daniela Gjorgo dhenë prani të Njësisë së Shërbimit Social për të mitur pranë Bashkisë Fier, pasi shqyrtoi në tërësi rrethanat e çështjes, mori, administroi dhe vlerësoi provat e marra në seancë gjyqësore, në bazë dhe për zbatim të nenit 112, 237, 238, 239, dhe 248 të Kodit të Procedurës Penale:
VENDOSI:
1.Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikur nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj personit nën hetim L.L, nëpërmjet vendimit nr. 62-2026-4539 (1082), datë 09.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier
2.Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, të parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, të caktuar ndaj të miturës në konflikt me ligjin K.G, nëpërmjet vendimit nr. 62-2026-4539 (1082), datë 09.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
3.Vijimin e zbatimit të masës së sigurimit personal, “Shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik”, të parashikuar nga neni 239 i K.Pr.Penale, pranë një Institucioni të Posaçëm për të Mitur, pranë Qendrës Spitalore të Burgjeve, të caktuar ndaj të miturës në konflikt me ligjin M.R, nëpërmjet vendimit nr. 62-2026-4539 (1082), datë 09.07.2026, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.
4.Ngarkohet Prokuroria e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier në bashkëpunim me Policinë Gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
5.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 (pesë) ditëve, duke filluar ky afat nga dita e nesërme e komunikimit të vendimit të arsyetuar të gjykatës.












