Digjet banesa e Barjam Sulejmanit në Levan, dyshohet shkëndi elektrike

Levan – Zjarri shkrumbon banesën në Levan, pronari: Nuk isha aty, zjarrfikësit dyshojnë për shkëndijë elektrike
Një banesë në Levan të Fierit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Tre ditë më parë zjarri i rënë në Radostinë i dogji punishten në Levan te vëndi ish akaionistët.
Pronari i banesës, Barjam Sulejmani, ka treguar se në momentin kur ka rënë zjarri nuk ndodhej në banesë. Sipas tij, objekti ishte i pabanuar.
“Banesa ishte e pabanuar, nuk banonte njeri aty”, është shprehur Sulejmani, duke shtuar se në ambientet e banesës kishte lënë disa pajisje në funksion.

Pronari thotë se, pasi kanë ndërhyrë zjarrfikësit për shuarjen e flakëve, i është thënë se dyshohej për një problem në rrjetin elektrik.
“Zjarrfikësit që u futën për të shuar flakët më thanë se mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike”, ka deklaruar Barjam Sulejmani.
Megjithatë, shkaku i saktë i zjarrit mbetet ende për t’u përcaktuar. Ekspertët pritet të kryejnë verifikimet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe për të përcaktuar nëse zjarri është shkaktuar nga një defekt elektrik apo nga ndonjë faktor tjetër.
Banesa në Levan ka pësuar dëme të konsiderueshme nga flakët.








