AKTUALITET
Dita e 85-të e protestës/ Qytetarët marshojnë sërish para Kryeministrisë

Në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka nisur edhe këtë të diel marshimi i qytetarëve në ditën e 85-të të protestës kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protestuesit janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas janë nisur drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me pankarta në duar, qytetarët përsërisin thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij, ndërsa kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.
Protesta nisi fillimisht në kundërshtim me zhvillimet lidhur me projektin në Zvërnec, por më pas u zgjerua në një lëvizje më të gjerë kundër qeverisë dhe establishmentit politik.







