Priten që emrat e tyre të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar.
Prokuroria e Posaçme kundër Krimeve dhe Korrupsionit ka shpallur në kërkim ndërkombëtar 14 personat e akuzuar për vepra të rënda penale, si grabitje e krime ndaj personit, pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt, që nuk u kapën në gjatë operacionit “Plumbi i Artë”. Janë dhënë të gjitha gjeneralitetet e personave në kërkim në pikat kufiitare të vendit si dhe çdo e dhënë e vlefshme për identifikimin e tyre. Formulari i SPAK tashmë i është përcjellë zyrës së Interpolit për komunikimin ndërkombëtar të urdhrit, ndaj tyre, të cilët klasifikohen sj persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Priten që emrat e tyre të listohet në faqen zyrtare te Interpol si të përfshirë të krimit të organizuar.
NË KËRKIM
-Eljo (Ervis) Bitri,
-Festim Qoli,
-Alban Bengasi,
-Ervis Martinaj,
-Elvin Merlika
-Alket Xhixha
-Marjus (Suel) Lulaj (Çela),
-Agron (Kamber) Mehja,
-Aleks Çela alias (Tom Qorri)
-Talo Çela,
-Agim Gjini,
-Mikael Qosja (Kamami) (Stefo),
-Florenc Çapia
-Abedin Mama (Dine Çami)
E gjithë dosja e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar lidhur me operacionin “Plumbi i Artë” me dy të penduarit Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj është zbardhur nga Dosja.al. Më shumë se 12 janë ngjarjet kriminale mendohet se janë zbardhur nga dëshmia e Nuredin Dumanit, pas arrestimit. SPAK ka goditur 8 grupe kriminale në Tiranë, Durrës dhe Elbasan dhe bëhet fjalë për krimet ndër më të rëndat në këto vitet e fundit, ekzekutime mafioze por edhe urdhra për vrasje.