MAGAZINË
E rrallë! Balena noton në ujërat shqiptare (video)

Një pamje të rralla janë regjistruar pranë gadishullit të Karaburunit, ku një balenë është parë duke notuar qetësisht në ujërat e detit Jon.
Momenti është filmuar nga arkitekti Artan Shkreli, i cili e ndan videon në rrjetet sociale, duke e cilësuar përvojën si emocionuese.
Kjo është hera e parë që një balenë raportohet në këtë zonë që prej vitit 2020.








