Shkoi mori pensionin dhe nuk u kthye në banesë, policia dhe familjarët kërkojnë 85 vjeçarin

Lushnje – Dhimitër Ciko 85 vjeç ka humbur kontaktet me familjarët qysh në orën 9 të mëngjesit. I moshuari banues në Ngurrëz të Madhe ka dalë në mëngjes dhe ka tërhequr pensionin në Krutje dhe ka qenë duke u kthyer në banesë.
Burime informacioni thonë se është parë të shkojë në këmbë drejt banesës së tij por nuk ka mbërritur në shtëpi. Familjarët këtë mbrëmje kanë bërë denoncim në policinë e Lushnjes për humbjen e të afërmit të tyre dhe aktualisht janë duke e kërkuar.
Po kontrollohen kanalet vaditëse dhe kulluese në zonën e Ngurrëzës së Madhe e Ngurrëzës së Vogël por deri tani pa sukses. Është njoftuar dhe policia e shtetit për humbjen e të moshuarit dhe efektivë të policisë janë në zonë.
Djemtë dhe familjarët e Dhimitrit kërkojnë nga komuniteti kush e ka parë ti ndihmojë ta gjejnë.
Vijojnë kërkimet në zonë….