Një grup i mirëorganizuar kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit është goditur nga Policia e Shkodrës. Në pranga kanë rënë 16 persona, 10 prej të cilëve ishin gra që u arrestuan në flagrancë.
Ato ishin banuese në Tiranë, Fushë Krujë dhe Kamëz. Njëra prej tyre ka qenë edhe më parë e dënuar dhe bënte rolin e organizatores. Ajo gjente punëtorët nga Tirana dhe i sillte në Shkodër për përpunimin e kanabisit.
Daniela Hasani, 42-vjeçare, kishte rolin e organizatores dhe rekrutonte ‘punëtoret’ e kanabisit.
Mësohet se të arrestuar janë:
1- Zef Gjoni, 56 vjeç, banues në Bleran, Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
2- Pjetër Gjoni, 31 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj , Njësia Administrative Rethina‚ Shkodër
3- Elvis Gjoni, 24 vjeç, banues né Bleran, Bardhaj, Njesia Administrative Rrethina, Shkodër
4- Roland Gjoni, 22 vjeç, banues në lagjen Bleran, fshati Bardhaj, Njësia Administrative Rrethina, Shkodër
5- Flora Gjoni, 29 vjeç, banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër
6- Antoneta Gjoni, 55 vjeç, banuese në Bleran, Bardhaj, Shkodër
7- Daniela Hasani, 42 vjeç, banuese në Kombinat, Tiranë
8- Drita Çuni, 45 vjeç, banuese në Kamëz
9- Dorentina Hoxha, 34 vjeç, banuese në Mamurras
10- Franga Gjini, 52 vjeç, banuese në Kamëz
11- Hurme Bafti, 47 vjeç, banuese në Kamëz
12- Mimoza Hoti, 51 vjeç, banuese në Kombinat, Tiranë
13- Elida Doku, 43 vjeç, banuese në Fushë Krujë
14- Blerina Meta, 37 vjeç, banuese në fshatin Larushk, Fushë Krujë
15- Valbona Haka, 45 vjeç, banuese në fshatin Nikël, Fushë Krujë
16- Fatime Baftaj, 53 vjeç, banuese në Kamëz
17- Fabion Gjoni, 31 vjeç ( i shpallur ne kerkim) i dyshuar si i përfshirë në këtë ngjarje kriminale.
Pamjet që shihni tregojnë ‘laboratorin’ e drogës që u zbulua në Shkodër.
Aksioni u zhvillua në lagjen “Bleran” të fshatin Bardhaj, njësia administrative Rrethina Shkodër, ku u arrestuan në flagrancë 16 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër.