Saturday, July 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETAlarmuese/ Shurupi i kollës ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve, ndalohet urgjent...

Alarmuese/ Shurupi i kollës ka shkaktuar vdekjen e dhjetëra fëmijëve, ndalohet urgjent prodhimi i 4 prej tyre

Një raport shqetësues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka zbuluar se katër shurupë kolle mund të lidhen me vdekjen e dhjetëra fëmijëve në Gambia.
Gjetjet e OBSH-së, u njoftuan nga Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe erdhën pasi u testuan mostrat e secilit prej katër shurupeve të kollës, raporton noa.al.

Bëhet fjalë për shurupët e kollësh dhe ftohjes, Promethazine Oral Solution, Kofexmalin Baby Cough Shurup, Makoff Baby Cough Shurup dhe Magrip N Cold Shurup.

Ilaçet janë prodhuar në Indi, në fabrikën Maiden Pharmaceuticals dhe janë eksportuar në disa vende përfshirë Gambia ku raportohet se kanë vdekur 69 fëmijë që kanë përdorur këto shurupe.

Autoritetet indiane inspektuan një fabrikë Maiden në qytetin e Sonepat dhe gjetën 12 shkelje të rregulloreve të funksionimit. Ministri i Shëndetësisë i shtetit Haryana të Indisë njoftoi se prodhimi në këtë fabrikë është ndërprerë.

OBSH njoftoi se një analizë e katër shurupeve të kollës dhe ftohjes të prodhuara nga Maiden gjeti nivele “të papranueshme” të dietilen glikolit dhe etilen glikolit, substanca që mund të rezultojnë toksike dhe të çojnë në dështim të veshkave.

Policia e Gambias në një raport paraprak të publikuar dje, të martën, tha se vdekjet e 69 fëmijëve nga dështimi akut i veshkave ishin të lidhura me shurupet e kollës të prodhuara në Indi dhe të importuara në vend përmes një kompanie me bazë në SHBA.

Ky është një nga incidentet më të rënda të këtij lloji që përfshin barnat nga India, një vend që është cilësuar si “farmacia e botës”.

Moneycontrol, duke cituar rregullatorin shtetëror të barnave në Haryana, tha se Maiden kishte dështuar në kontrollin e cilësisë së propilenglikolit, dietilen glikolit dhe etilen glikolit që përdorte për të bërë shurupet.

Dietilen glikol dhe etilen glikol janë substanca që përdoren gjerësisht si antifriz dhe në lëngjet e frenave dhe aplikime të tjera industriale, si dhe si një alternativë më e lirë ndaj glicerinës në disa produkte farmaceutike.

Shurupet janë miratuar për eksport vetëm në Gambia, thanë autoritetet indiane, por OBSH vuri në dukje se ato mund të kenë shkuar edhe në vende të tjera.

Në Shqipëri vijnë ilaçe të ndryshme prodhim indian që janë kosto më të lirë për grosistët e farmaceutikëve. Në tregun farmaceutik shqiptar konstatohen shumë ilaçe nga vende si India, Turqia, vende të lindjes, etj., duke dominuar mbi ilaçet nga Bashkimi Evropian. Është e paqartë nëse këto shurupe kanë hyrë edhe në farmacitë e vendit tonë./noa

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME