Libofshë – Libofsha pa investime, vendi po kthehet si një geto. Kështu ka pohuar kandidati i PD për bashkinë Fier Evdar Kodheli teksa ka kryer një takim me banorët e kësaj zone. Ata i kanë tregua për problematikat e ndryshme por më kryesori kolektori i ujrave të zeza, dhe shumë rrugë të pa shtruara.
Kolektori i ujrave të zeza në Libofshë është kthyer në makthin më të madh të banorëve të zonës. Një investim i shumëpritur por zhgënjues për komunitetin e kësaj zone të lënë totalisht në harresën e investimeve, pasi edhe pse është shpenzuar një shumë disa milionëshe , është jashtë funksionit.
Ujrat e zeza derdhen në një kanal të mbuluar nga papastërtitë e të papastruar prej vitesh , e madje perhapen edhe në siperfaqe , duke u kthyer në një kercënim serioz për shëndetin e banorëve. Kandidati i koalicionit “ Bashkë Fitojmë ” për kryetar bashkie në Fier, Evdar Kodheli , teksa është njohur nga afër me këtë problematikë shqetësuese , gjatë takimeve me banorët e zonës e ka cilësuar një investim sa per ti hedhur hi syve komunitetit të Libofshës.
Banorët e kësaj zone përballen prej vitesh me mungesë të theksuar të vëmëndjes nga ana e pushtetit lokal duke e kthyer këtë zonë rurale , në një “ geto “ të lënë në mëshire te fatit dhe në harresën e investimeve.
Por 14 Maji , do të sjellë ndryshimin e shumëdëshiruar , pasi zonat periferike do të jenë prioritare në programin tonë u ka thënë Kodheli banorëve të Libofshës , teksa ka marrë prej tyre premtimin për mbështetje të plotë në 14 Maj.