Shkon në dy numri i viktimave nga atentati me armë zjarri që tronditi Fierin mëngjesin e së hënës. Jakup Hasani, nipi i Selami Hasanit, ka ndërruar jetë rreth mesnatës në spital, ku ishte dërguar në gjendje të rëndë pas plagosjes gjatë sulmit në oborrin e banesës në lagjen “1 Maji”.
60-vjeçari Selami Hasani u ekzekutua me breshëri plumbash, ndërsa nipi i tij nuk mundi t’u mbijetonte plagëve, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.












