AKTUALITET
Foto/ Makina mori flakë në aksin Kardhiq–Delvinë, ndërron jetë në Trauma 37-vjeçari

Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 37-vjeçari Maridon Dhuli, i cili pësoi djegie të rënda pasi automjeti me të cilin udhëtonte u përfshi nga flakët në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, pranë zonës së Skërficës, ku automjeti tip “Volkswagen Touran” mori flakë në rrethana ende të paqarta.
Kalimtarët i dhanë ndihmën e parë 37-vjeçarit, i cili u transportua me ambulancë drejt spitalit të Sarandës.
Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe djegieve të shumta, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku, pavarësisht trajtimit mjekësor, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.








