Friday, April 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËFUSHATA PO AFRON, "LUFTË" BRRYLASH NË PS-në FIER.

FUSHATA PO AFRON, “LUFTË” BRRYLASH NË PS-në FIER.

Edhe pse PS-ja në Fier dukej e qet dhe propoganda e saj po ecte në “shinat” e duhura, dje “kryedispeçeri” i Fierit  kreu një lëvizje ku shinat u larguan kryqëzimit, lokomotiva me disa vagonë shkuan në një drejtim dhe disa vagona  bashkë me bufenë e restorantin morën drejtim tjeter.

 Në asamblenë e PS që u zhvillua në Fier Taulant Balla pohoi prerë dhe qart se kandidat për kryetar bashkie në Fier nga PS do të jetë Armando Subashi, (mandati i tretë) në Roskovec Majlinda Bufi (mandati i tretë) dhe në Patos ende nuk është vendosur, (luftë mes dy kandidaturave meshkuj)

Kjo deklaratë ka lënë të pakënaqurit e saj ose e thënë më troç me gisht në gojë krahun tjetër të PS që pretendonin të vendosnin Antoneta Dhimën (aktualisht deputete) për kandiate  kryetare bashkie në Fier  dhe Anduel Xhindin në Roskovec.

 Çuditërishtë media e portale mbështetës të këtij klani u hodhën në sulm sapo Taulant Balla shprehu mendimin e PS në qendre duke publikuar shkrime kundër Armando Subashit ndërkohë që nga ana tjetër kandidati i tyre në Roskovec që tashmë ka hequr shpresat edhe  për deputet në 2025 do të luaj zaret kundër kandidates dhe kryetares aktuale në bashkinë Roskovec Majlinda Bufi.

Persona pranë kryetares Bufi po luajnë zaret për të kapur media dhe persona që u dëgjohet fjala në fise në Roskovec për të siguaruar vota për fitore por qe ende nuk e kanë shumë të sigurtë sepse pushteti të konsumon, kanë drejtuar dy mandate, pakënaqësi ka, orekse nuk janë plotësuar, por edhe kandiati i PD të Sali Berishës u ka futur drithmën me lojen e punën që po kryen në këto kohë fushate elektorale.

Majlinda Bufi do ta ketë të vështirë në Roskovec për faktin se ka përballë dy kundërshtarë, atë aktual nga PD  dhe krahun tjetër mbështetësit e pretendentit Xhindi që u skualifikua si dhe të klanit tjetër të PS, deputeti i zonës, fisin dhe të afërm të ish drejtorit të kompanisë Albpetrol si djal Foskovci. Kto janë vota minuse që rrjedhin kundër kryetares aktuale që do rikandidojë, Majlinda Bufi. Vendosja e saj për të rikandiduar për mandatin e tretl në krye të bashkisë, djeg përfundimidhtë edhe ëndrrën e djalit të ish deputetit zonës Fatmir Xhindi për të rikandiduar në zgjedhjet e vitit 2025 , ato parlamentare.

E  njëjta situatë edhe në bashkinë Fier.

 Klani  tjetër kundër Armando Subashit thuhet se do punojë kundër, ata që do të shkojnë në votime ose kundër ose abstenim. Nga  njëra anë kandidati i PD, votat minus të PL (sepse Subashi mori dhe vota nga koalicioni me LSI) por edhe mbështetësit e klanit Koçi, Zeqo, Dhima që kanë pakënaqësitë e tyre për shkak të mos plotësimit të “orekseve politike”, mbështetësit e tre herë kryebashkiak në Fier Baftjar Zeqo, një pjesë e veteranëve  të pakënaqur sepse nuk pinë më kafenë turke dhe të luajnë domino pa lekë në klubet që ndërtoi ish kryetari Zeqo.

Nga njëra anë Armando Subashi i kryen takimet hapur dhe në zyrën e tij në bashki , nga ana tjetër mbështetësit e klanit Baftjar Zeqo takimet i bëjnë në një zonë nga unaza “Skënderbeu”. E thënë ndryshe edhe PS në Fier me dy kryetarë njëri përfaqsues i Klanit Zeqo dhe tjetri i klanit Subashi, pra nëse PD është në fundin e mbylljes së luftës brenda për brenda sojit, tashmë  PS në Fier sapo ka nisur të ziejë e të shfryjë kapaku dhe në raste të tilla duhet të qëndrosh sa më larg tenxheresë që zien me kapak mbyllur dhe me valvul  sigurise të bllokuar.

Do qëndruar larg para se kapaku të plasë për shkak të presionit, të godasë dikë aty pranë, përqark, rrotull apo vërdallë.

 Zgjidhja, o do ulur zjarri, o do hequr tenxhereja nga zjarri, por kohë nuk ka

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME