Friday, April 12, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËGangsterët që përdhunuan sigurinë e Amerikës dhe pluralizmin në Shqipëri

Gangsterët që përdhunuan sigurinë e Amerikës dhe pluralizmin në Shqipëri

Nga Andi Bejtja – Mega afera tashmë e njohur “McGonigal” nuk mund të shikohet ngushtësisht si një çështje e drejtësisë amerikane apo në rastin më të keq si një serial thriller Netfliksi me zyrtarë të FBI të korruptuar nga rusët. Apo si një black comedy, në rastin e pjesës amerikano-shqiptare, ku një ish- agjent i sigurimit shqiptar i jep lekë borxh në dorë bosit të FBI-së dhe ku një drejtor i një kompanie kineze kënaq dhe fantazinë më të shfrenuar të regjizorit, se është në të njëjtën kohë dhe këshilltari pa pagesë i kryeministrit shqiptar.

Vetëm aktakuza e Jurisë së Madhe, si rezultat i një hetimi disa vjeçar, nxjerr dy konkluzione të gurta që shkojnë përtej jurisprudencës: gangsterët e përfshirë në këtë histori kanë përdhunuar sigurinë e Amerikës, ndërsa për shqiptarët na kanë përçudnuar jo vetëm imazhin e Amerikës, por mbi të gjitha na kanë futur në arkivol pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.

Pjesa më dramatike për ne si shqiptarë, është momenti kur sekseri shqiptar, i jep para zyrtarit të lartë të FBI për të varrosur opozitën shqiptare me letra dhe fjalë të mara nga zyra e Kryeministrit shqiptar nga sekseri tjetër po shqiptar.

Thënë shqip dhe shkoqur, një Kryeministër i një vendi me më pak se tre milione banorë të mbetur, një zyrtar i lartë i FBI dhe dy sekseruq shqiptarë, jo vetëm thjesht vënë në diskutim sigurinë e Amerikës, por arrijnë të zhvendosën gjithë aksin demokratik të marëdhënieve Amerikë-Shqipëri, duke i bërë politikanët dhe diplomatët përtej oqeanit të gjykojnë dhe të veprojnë në mënyrë jo vetëm të padrejtë, por ndoshta dhe antidemokratike.

Nuk është çudi që një zyrtar i lartë atij niveli, që arrin deri aty sa t’i heqë sanksionet një nga oligarkëve më të mëdhenj rus, të mos ketë lehtësisht efektshmëri për heqjen apo vendosjen e një non grate të një politikani opozitar që armë të vetme kishte vetëm iPad dhe Facebook dhe për më tepër në një vend 3 milionësh ku Kryeministri i këtij vendi ngre dorën vullnetarisht për të marë muxhahedinë e afganë që dhe vetë Amerika e Madhe heziton t’i mbajë.

Ne nuk e dimë dot sot që po flasim sa janë kostot e fshehura finaciare të këtij operacioni për murosjen e opozitës në Shqipëri, (jam i sigurtë që janë shumë e më shumë), por dëmet që i kanë ardhur vendit nga kjo janë të pallogaritshme dhe Amerika e manipuluar pikërisht nga këto operacione mafioze në nivelin më të lartë, ka luajtur një rol kyç në përgatitjen e kostumit të këtij monizmi të pastër që po instalohet në Shqipëri.

Sot, ata që vazhdonin e sulmonin opozitën edhe pse në qivur, duke argumentuar se Amerika nuk gabon asnjëherë, janë më demode se kurrë, por më demode se kta janë ata që akoma nuk venë në pikëpyetje një nongrada pa prova dhe vazhdojnë të cilësojnë si antiamerikanë atë grup politik, social apo kulturor, që nuk bëri gjë tjetër vecse u mundua të ruajë pastërtisht pilarët e demokracisë në Shqipëri përkundrejt furtunës së një Amerike të manipuluar m’u në zemrën e saj.

Duam s’duam ky hetim i McGonigal në Amerikë, ka hapur një faqe të re jo thjesht në aspektin politik por dhe atë intelektualo-shoqëror. Për të filluar nga kjo e fundit, unë jam i sigurtë që intelektualë si Lubonja do ndiqen më me vëmëndje dhe më me kërshëri kur analizojnë gabimet e Uashingtonit, madje jam i sigurtë se makineria e propagandës shtetërore do e këtë të pamundur të gjejë dhe komentues dixhitalë me pagesë për t’ia vërsulur atij si anti-amerikan. Ndërsa politikisht, pas kësaj që ndodhi mund ta kuptoj që Taulant Balla vazhdon thotë “nuk i marrim parasysh propozimet e non grata-s në Parlament”, por e kam të vështirë ta imagjinoj se me çfarë kurajo morale, pjesa e mbetur e të ashtuqujturit grupi “Basha” të vazhdojë të mbajë vulën dhe kreun e grupit parlamentar.

Ndaj, Mega Afera Mc Gonigal nuk është thjesht një çështje drejtësie. Përfundimi i hetimeve mund të vërë në vend krenarinë amerikane dhe të rikthejë besimin te institucione si FBI. Po për ne është çështje jetike, është cështje pluralizmi e demokracie. Pas kësaj që ndodhi, madje na e keni borxh: Restore Democracy in Albania!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME