Presidenti Ilir Meta, ka zgjedhur të jetë aktiv në rrjetet sociale dhe të këmbejë komente me ndjekësit.
Meta ka shkruar nder të tjera se beteja të forta e presin përpara ndërsa ka paralajmëruar se nesër nis një agim i ri, që do të rikthejë demokracinë dhe llogaridhënien në vend.
“Beteja të forta kemi përpara. Por a mund të arrish në maja pa bërë edhe pak malore? Malet tona më të larta! Një agim i ri nis nesër që do të rikthejë demokracinë dhe Llogaridhënien’, ka shkruar presidenti Meta.