Saturday, April 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNjerëzit dhe bimësia në Belinë po thahen për pikën e ujit, rrugët...

Njerëzit dhe bimësia në Belinë po thahen për pikën e ujit, rrugët hall më vete.

Fier – Banorët dhe bimësia në Belinë po thahen për pikën e ujit edhe pse lumin Seman e kanë 500 metra larg fshatit.

Rrethë 450 familje të fshatit Belinë në njësinë administrative Zharrës vuajnë jo vetëm mungesën e ujit të pijshëm në rubineta te banesave të tyre por edhe atë të vaditjes për kulturat bujqësore.


Lajmin e konfirmojnë vet banorët kur pohojnë se për të pirë e marrin në botet që ua shesin në rrugët e lagjes ndërsa për problemet e tjera shtëpiake e marrin me karrocë në puset e naftës në Marinzë ose diku tjetër. Ata thonë se uji një orë në dy ditë u mbrrin në banesa dhe për këtë duhet të presin orët e natës

Nga ana tjetër banorët pohojnë se fshati ka një rrugë kryesore që eshte afro një.kilometar e gjat në mes të fshatit por pjesa që hyn në fshat as 200 metra e gjatë nuk ka parë rikonstruksion prej më shumë se 15 vjetësh, është gjithë gropa. Edhe pse janë ankuar askush nuk ka bërë asgje por kujtohen e premtojnë vetëm në fushata elektrorale

Të ndodhur në kushte të tilla ku askush nuk dëgjon problemet e tyre dhe nuk u jep zgjidhje ata nuk kanë më asnjë shpresë as tek kryebashkiakia e as tek deputetja e zonës.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME