Wednesday, October 9, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeLIFESTYLEMAGAZINË72 ore para vdekjes/ Çfare shikon njeriu? Pse disa njerezve ju shfaqen...

72 ore para vdekjes/ Çfare shikon njeriu? Pse disa njerezve ju shfaqen te afermit qe kane vdekur?

Pak para se të vdesin, njerëzit parandiejnë se janë duke shkuar diku nga kjo botë, ndiejnë se do të udhëtojnë.

Disa madje i shohin të afërmit e tyre të cilët moti kanë vdekur, sikur kanë ardhur me i marrë ata. Kështu pohon hulumtimi i fundit i kryer duke pasur për bazë bisedat me njerëzit që kanë kontakte të vazhdueshme me ata që janë pranë vdekjes.

Për nëntë javë e kam humbur motrën dhe babanë prandaj vendosa t’i përkushtohem hulumtimit të vdekjes. Kuptova se njerëzit parandiejnë se kur do të vdesin. Në periudhën prej 72 orëve para vdekjes fillojnë të flasin disa gjëra”, tregon Patricia Pearson, gazetarja dhe autorja e librit “Opening Heaven’s Door: Investigating Stories of Life, Death and What Comes After” (Hapja e dyerve të Parajsës: Hulumtimi i tregimeve për jetën, vdekjen dhe çfarë vjen më pas).

Hulumtimin e ka bazuar në biseda me njerëzit, profesioni i të cilëve është kontakti i vazhdueshëm me pacientë të cilët vuajnë nga sëmundjet e pashërueshme. Ka biseduar me njerëzit të cilët kanë përjetuar vdekjen klinike dhe përsëri janë kthyer në këtë botë.

Patricia ka zbuluar se si 72 orë para se të vdesin, njerëzit fillojnë të flasin për gjëra të pazakonta, për udhëtime, se si nuk mund t’i gjejnë këpucët, se dëshirojnë të shkojnë në shtëpitë e tyre, edhe pse janë në shtëpi….

Në të vërtetë ata kanë vizione për udhëtime, ndiejnë se janë duke shkuar diku.“Motra ime u sëmurë nga kanceri i gjirit dhe derisa ishte e shtrirë para vdekjes vazhdimisht përsëriste: “Nuk di se si do të shkoj”, dhe i ka përmendur disa “stjuardesa të pafat”, përkujton Patricia.

Infermierja Maggie Kalnan nga Qendra e kujdesit paliativ në SHBA ka treguar se si e ka pasur një pacient i cili vdiste nga kanceri në pankreas dhe para vdekjes e kishte pyetur “A di gruaja ime gjithçka në lidhje me pasaportën dhe biletën?.

Kjo infermiere thotë se ishte afër qindra pacientëve të cilët kanë qenë duke vdekur dhe se vizionet e tyre në lidhje me udhëtimet nuk mund të konsiderohen si rastësi. Njerëzit para vdekjes kanë ndjenjën se po shkojnë diku.

Shumë njerëz rreth një orë para vdekjes kanë parë njerëzit e dashur të cilët moti kishin vdekur, e ajo çfarë kanë parë nuk varej prej asaj se a kishin marrë barëra apo jo, ka treguar hulumtimi i dy psikologëve, dr. Karlisa Ossis dhe dr. Erlendura Haraldson nga Universiteti i Islandës.

Në mes të atyre njerëzve ishte edhe pacientja 84 vjeçe Audrey Scott e cila vdiste nga kanceri. Ajo ka treguar se i kishte ardhur në vizitë djali i saj i adoptuar Frankie i cili në të vërtet kishte vdekur disa vite më parë. Ajo i kishte thënë që të hyjë në dhomë dhe të ulet i qetë në kolltuk afër saj.

Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.” (Tevbe, 24).

Gjithashtu thotë: Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Shpërblimet do t’u plotësohen vetëm në Ditën e Kiametit; kushdo që shpëton nga zjarri i Xhehenemit dhe hyn në Xhenet, ai ka fituar (gjithçka që mund të dëshirohet). Ndërsa jeta e kësaj bote është vetëm kënaqësi mashtruese.” (Ali Imran, 185)O Allah, na bëj prej banorëve të xhenetit!/ Lajme ditore

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME