Georgina Rodriguez dukej në qiellin e shtatë në fotot e reja të publikuara në Instagram ku shfaqej në një avion privat me Cristiano Ronaldon.
28 vjeçarja kishte veshur një fustan të bardhë të ngushtë që vinte theksin te dekolteja.
Ajo e shoqëroi veshjen me një varse të thjeshtë, një orë dhe disa byzylykë ndërsa për të qenë sa më rehat kishte veshur një palë atlete të verdha. Sigurisht nuk mungoi çanta Hermes, marka luksoze me të cilën bukuroshja argjentinase është e fiksuar.
Në një nga fotot, ajo shfaqej me partnerin e saj teksa krah postimit shkroi: “Pak ditë më parë me njeriun e ëndrrave të mia“. Fotot vijnë pasi ata festuan ditëlindjen e pestë të binjakëve të Cristiano-s, Eva dhe Mateos gjatë fundjavës.