Fier – Gropa me mbetje të naftës bruto midis fshatrave Topojë e Shënpjetër në njësinë administraive Seman prej afro 10 vjetësh po “ha” lopë, dele e shpendë shtëpiake të lëtyre dy fshatrave
Prej afro 10 vjetësh një gropë e hapur për të hedhur mbetjet e naftës bruto të fushës naftënxjerrëse të Marinzës që derdheshin në kolektorin e Roskovecit ose si njihet ndryshe “Vija e Ngjalës” e prej andej ndoste bregdetin e plazheve Seman e Darrëzezë, është kthyer në një “varrezë” për kafshë e shpendë shtëpiake të banorëve të këtyre dy fshatrave.
Banorë të cilët janë dëmtuar vet nga rënia e kafshëve të tyre si lopë, dele, shpendë kanë pohuar se gropa ka qënë më e madhe por edhe pse duket si e vogël është shumë e thellë dhe nëse bie apo shkel në të ajo të thith brënda.
Ata pohojnë faktin se disa herë në mënyrë private kanë ndërhyrë kur ka kaluar ndonjë skrep apo eskavator që ti hedhi disa kova me dhe për ta mbuluar por edhe pse janë ankuar askush nuk ka marr nismë të till për ta mbuluar. Edhe pse eskavatorët pastronin fare prane gropës kolektorin kryesor, ata nuk e mbulonin gropën, thonë banorët.
Ata kërkojnë mbulimin e gropes me dhe ose ta rrethojnë me qëllim që të shmangin rënien e kafshëve apo shpendëve Brenda në të.
Më pronlematike gropa me mbetje të naftës bruto është tani në stinën e verës sepse nga temperaturat e larta ajo lëshon gazra që ndotin ambjentin por dhe kafshët bien brënda në të, për të shmangur rënien e tyre në këtë gropë, dhe atyre u duhet që të qëndrojnë vet roje në kufijtë e gropës që të largojnë kafshët për të mos rënë brenda në të./ ALB365/ Xhemil Beharaj