Thursday, May 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedShpërthen bombola e gazit, 5 fëmijë vdesin mes flakëve

Shpërthen bombola e gazit, 5 fëmijë vdesin mes flakëve

Itali – Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në Itali.

Të paktën pesë fëmijë kanë vdekur në një kopsht, gjatë një prove për një shfaqje

Raportohet se njëra prej tyre, 4 vjeçe ndodhet në gjendje të rëndë dhe është dërguar me helikopter drejt Milanos.

Të plagosur kanë mbetur edhe tre të rritur.

Edhe një djalë 4-vjeçar pësoi djegie të shumta dhe mbërriti me helikopterin e Brescias në Niguarda në Milano me kod të verdhë.

Kodi i verdhë edhe për tre fëmijët e tjerë, dy femra 3 dhe 5 vjeç dhe një mashkull 6 vjeç, të cilët u transferuan me 118 autoambulanca tek Papa Gjon XXIII në Bergamo me djegie të shumta.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë pesë ambulanca dhe zjarrfikëse, si dhe dy helikopterë për shpëtimin nga Brescia dhe Bergamo.

Të pranishëm ishin edhe policia lokale dhe karabinierët e Dalmine dhe Treviglio.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME