AKTUALITET
Zbulohen mallra të padeklaruara në një autobus, sekuestr ohen cigare, parfume dhe veshje

Strukturat e Degës Doganore Kakavijë vijojnë kontrollet në kufi me qëllim parandalimin e rasteve të mosdeklarimit të mallrave dhe goditjen e kontrabandës.
Gjatë ditës së sotme, në hyrje të territorit shqiptar, punonjësit e Doganës Kakavijë kanë konstatuar mallra të padeklaruara në një autobus transporti.
Pas kontrollit fizik të mjetit, janë evidentuar sasi cigaresh, parfumesh dhe veshjesh të dyshuara si mallra kontrabandë.
Dega Doganore Kakavijë bën me dije se kontrollet do të vijojnë për zbatimin e legjislacionit doganor dhe garantimin e përmbushjes së detyrimeve ligjore nga të gjithë subjektet që kalojnë kufirin.







