AKTUALITETTOP-NEWS

Sarandë/ Kroçera “Oosterdam” mbërrin me 1,900 turistë, vizitat përfshijnë Butrintin dhe Gjirokastrën

Kroçera “Oosterdam”, në pronësi të kompanisë prestigjioze “Holland America Line”, ka mbërritur sot në portin e Sarandës me rreth 1,900 turistë të huaj.

Gjatë qëndrimit në jug të Shqipërisë, turistët do të vizitojnë disa prej destinacioneve më të rëndësishme natyrore, historike dhe kulturore të rajonit. Në itinerarin e tyre përfshihen Parku Kombëtar i Butrintit, Kalaja e Lëkurësit, Syri i Kaltër, Mesopotami, Karahaxhi dhe qyteti i Gjirokastrës.

Mbërritja e kroçerës dëshmon se Saranda, Ksamili dhe destinacionet përreth vijojnë të tërheqin vizitorë edhe gjatë stinës së vjeshtës. Bukuritë natyrore, trashëgimia historike, arkeologjia, kultura, traditat dhe mikpritja shqiptare mbeten ndër elementet që e bëjnë jugun e vendit një destinacion të preferuar për turistët e huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button