AKTUALITET
Tjetër alarm për bombol gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit për të shmangur shpërthimin

Një rrjedhje gazi nga një bombol gatimi ka alarmuar banorët e një pallati në lagjen “1 Maj” në Fier.
Pas njoftimit nga banorët, shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë për largimin e bombolës nga apartamenti. Për arsye sigurie, familjarët janë nxjerrë nga banesa, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve ka synuar shmangien e rrezikut të një shpërthimi të mundshëm.
Ngjarja ka shkaktuar alarm te banorët e pallatit, por ndërhyrja në kohë ka ndihmuar në parandalimin e përshkallëzimit të situatës.







