Nga Enton Abilekaj-
Rama që bllokoi 3 vjet statusin e vendit kandidat për kryetarin e qarkut të Fierit, tani bën moralin e bllokimit për çështje që, siç u pa, kishin nevojë për një marrëveshje.
Tani do ndahemi nga Maqedonia. Me fillimin e negociatave, kapitujt diskutohen në bazë të specifikave të çdo vendi. Në këtë proces Edi Rama nuk ia vë dot fajin as Hollandës, as Francës, as Bullgarisë. Në këtë proces nuk gënjen dot shqiptarët me Keshillim Kombëtar për tu ndarë nga Maqedonia e Veriut. Nëse do mbetemi mbrapa, nuk thotë dot me as “fajin e ka Saliu”. Pas një viti do kuptohet se kush e ka fajin, për 8 vjet bllokim dhe për ecurinë në vazhdim.
Ka dy çështje që mbeten pezull gjithsesi: Meqë pyeti Vuçiç për Samitin e Qershorit, çfare mendon presidenti i Serbisë, sot? E dyta, tani që hapen negociatat çfarë ndodh me Amnistinë fiskale dhe legalizimin e hashashit?