Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETLaboratori "Vesa"/ Bulmetin me fekale në Fier e nxjerr të pastër, shkarkohet...

Laboratori “Vesa”/ Bulmetin me fekale në Fier e nxjerr të pastër, shkarkohet drejtori i AKU

Fier – Një emision investigativ faktoi skandalin mbi analizat që bëhen ushqimeve në një laborator në qytetin e Fierit. Djathi dhe gjalpi larë me ujin e lumit Gjanica, pasi u çua për analiza në laboratorin “Vesa”, pas analizimit produktet dolën pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshme.

Investigimi i emisionit nisi me blerjen e djathit dhe gjalpit në një market të qytetit dhe pasi lahen në lumin Gjanica i ndotur nga ujërat e bardha dhe të zeza të qytetit, gazetarët drejtohen Autoritetit Kombëtar të i i Ushqimit Fier, të cilët e orientojnë gazetarin t’i bëjë analizat në laboratorin “Vesa”.

Punëtorja e laboratorit i jep bashkëpunëtorit të emisionit investigativ dy fletë në të cilat shkruhet se do kryhen analizat për te cilin, që do të paktën 18 orë të dali përgjigjja, si rrjedhojë e shkallës së vështirësisë së analizës.

Sapo bashkëpunëtori dorëzon produktet dhe largohet, punëtorja e laboratorit “Vesa” e telefonon duke i thënë të kthehet, pasi do i japë një tjetër përgjigje që del më shpejt, për 2-3 orë, që ta kishte për AKU-në. Bashkëpunëtori rikthehet në laborator ku merr përgjigjen për analizat fiziko-kimike, për kripën dhe lagështirën e produkteve. Sipas këtij laboratori, në këto analiza, era e produktit është e mirë po ashtu edhe shija.

Punonjësja thotë që produkti konsumohet edhe pse më parë ishte larë nga gazetarët në lumin Gjanica. Pasi kërkohet nga laboratori “Vesa” të marren përgjigjet e analizës për te cilin, kjo është analiza mikrobiologjike kusht që tregon se produkti është i pastër dhe mund të tregtohet për konsumim, laboratori “Vesa” i dërgon përgjigjet bashkëpunëtorit edhe për te cilin ku thuhet se; Produkti është shumë i pastër dhe i  konsumueshëm për qytetarët. Emisioni investigativ kërkon në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Akreditimit, i cili është i vetmi institucion shtetëror për akreditimin e laboratorëve në fushën e ushqimit, nëse laboratori “Vesa” është i akredituar. Sipas këtij instiucioni shtetëror nuk ekziston akreditim për këtë laborator

Shkarkohet nga detyra drejtori i AKU Fier pas denoncimit në një emision investigativ/ Laboratori nxirrte të pastër bulmetin me fekale

Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit Fier, YIli Asanbejlli është shkarkuar nga detyra pas denoncimit në një emision investigativ të laboratorit të paakredituar në Fier, i cili djathin dhe gjalpin me ujin e Gjanicës i nxorri të pastër.

Emisioni faktoi skandalin mbi analizat që i bëheshin ushqimeve në një laborator në Fier, ku djathin dhe gjalpin e larë me ujin e lumit Gjanica pasi u çua për analiza në laboratorin “Vesa”, pas analizimit produktet dolën të pastra, pa ngarkesa mikrobike dhe të konsumueshme/shqip

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME