Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETInceneratorët/ Meta: S'ka dalë as maja e aisbergut! Kush mban përgjegjësi për...

Inceneratorët/ Meta: S’ka dalë as maja e aisbergut! Kush mban përgjegjësi për këto skandale?!

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të forta sot, pas zbulimit të të tjera fakteve lidhur me aferën e inceneratorëve, të cilën e cilësoi si “babëzi e shekullit”, duke i bërë një thirrje, edhe Kuvendit të Shqipërisë:

“Nga lajmet e fundit që dolën edhe dje, – tha Presidenti, – kur përveç pensionistëve në azile, që figurojnë në mënyrë të paditur  me veprime që kapërcejnë mbi 30 milionë euro, çobanit që është në Greqi më rrogë 300 euro – që figuron gjithashtu me veprime të pakryera nga ai prej miliona eurosh këtu dhe së fundi, për fat të keq, për të kuptuar dramacitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie, që është babëzi e shekullit, dje u zbuluan faktet edhe për një qytetarë të ndjerë që është ndjerë nga kjo botë të aktin para pesë vitesh, por me emrin dhe e saj dhe me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione prej mbi 5 – 6 milionë eurosh.

Kjo është ulëritëse, është tronditëse!…

Çfarë është ky sistem bankar që pranon firma të njerëzve që nuk jetojnë?! – ngriti pyetjen Meta në një deklaratë për mediat, –  çfarë është QKB?! Këta noterë?! Ku është Krimi ekonomik?! Ku është instituoni i Pastrimit të parave? Kush mban përgjegjësi për këto skandale?! Si mund të vazhdojë afera e inceneratorëve, kur dihet që këto para shkojnë për llogari të krimit?!

Kjo është situatë dramatike dhe ftoj Kuvendit të merret me seriozisht me këtë çështje se ende nuk ka filluar as maja e aisbergut në aferën e inceneratorëve, përveç të tjerave që janë pa mbarim.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME