Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETJa si u vra 37-vjeçarja shqiptare para shkollës së djalit në Itali...

Ja si u vra 37-vjeçarja shqiptare para shkollës së djalit në Itali (fotot)

Opinioni publik në Itali i ka kushtuar vëmendje vrasjes së një shqiptareje në Raguza të Italisë.

Brunilda Halla u qëllua me thikë përpara shkollës së djalit të tij nga një i ri italian. Autori 28-vjeçar u arrestua nga policia. Ai rrëfeu se sulmi vdekjeprurës ishte momental dhe i pajustifikuar. Mediat publikuan pamjet e shpërndara nga policia me thikën e përgjakur në rrugicat e qytetit.

“Tre imazhe tronditëse. Ai që i afrohet dhe më pas, pasi e ka goditur me thikë, ia mbath. Falë këtyre fotove, 28-vjeçari i dyshuar si autori i vrasjes së Brunilda Halla, 37-vjeçares me origjinë shqiptare, u identifikua dhe u rrëfye në kazermën e Vittoria”, – shkruan Corriere Della Sera.

Karabinierët e Raguzës kanë shfrytëzuar pamjet e kamerave të survejimit publik dhe privat, të marra në më pak se 3 orë nga ngjarja dhe në bashkëpunim me shumë banorë në të njëjtën lagje me viktimën kanë bërë të mundur ndalimin e autorit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME