Sunday, October 13, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËVasili: Rama po shet kufijtë detarë, pret vetëm të zgjedhë presidentin kukull!

Vasili: Rama po shet kufijtë detarë, pret vetëm të zgjedhë presidentin kukull!

Nga Petrit Vasili – Ministri grek Dendias pohon qe me Ramen i ka te qepura punet per Kufirin Detar dhe pengesa e vetme e pakapercyeshme eshte Presidenti Meta.

Ministri  Dendias, i tha në fillim të javës Radio Sky në Athinë :

 “Ai (Rama shënimi i Lapsi.al) ra dakord me ne që të shkojmë në Hagë sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare. Kjo nuk është bërë ende pasi presidenti nuk i jep autoritetin përkatës kryeministrit. President padyshim do të zgjidhet një tjetër në Shqipëri në dy- tre muajt e ardhshëm. Pra, e gjithë kjo atëherë është e realizueshme”, tha Dendias pas vizitës në Tiranë.

Pra mezi ç’pret Rama qe te largohet Presidenti Meta qe ta shese i qete kufirin detar me Greqine.

Por ka disa pyetje asgjesuese qe i bejne te gjithe shqiptaret qe do ta kerkojne deri ne nje pergjigjen e tyre me hir aoo me pahir!

Ja pyetjet per Ramen qe nuk u fshihet dot:

🟥 Perse Rama ka mashtruar kaq rende, sikur i ka kerkuar autorizim Presidentit Meta dhe ai nuk ia paska dhene, kur dihet boterisht se ai nuk komunikon prej gati dy vjetesh as me Presidentin as me shqiptaret per kufijte detare, por punon fshehtas dhe pabesisht?

🟥Cila eshte permbajtja e Marreveshjes politike te arritur ne tetor te deklaruar nga Ministri grek Dendias dhe perse nuk eshte bere publike kjo Marreveshje?

🟥Peng i kujt dhe i cilit interes te erret eshte Edi Rama, qe Marreveshjen politike me Greqine, e cila sipas Ministrit te Jashtem grek Dendias eshte mbyllur ne tetor, nuk e ka çuar as ne Kuvend dhe as te Presidenti??

🟥Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte Rama, qe vendos per nje zgjidhje qe e vendos Shqiperine ne dizavantazh shume shume te qarte dhe te nje humbjeje te paralajmeruar perballe Greqise ne Gjykaten Nderkombetare??

🟥Peng i kujt dhe i cilit interes personal eshte bere Edi Rama, qe ben veprime te tilla kaq te renda, qe Kushtetuta ja ndalon kategorikisht, duke konsumuar krimin e tradhetise se larte, pasi nuk eshte dhe s’mund te jete gje tjeter shitja e kufijve shteterore, qe ai po kryen??

🟥Po cili na qenka ky Grup Negociator qe po punon per Marreveshjen per te shkuar ne Hage?

🟥Kush e ka mandatuar kete Grup Negociator per te bere nje marreveshje per kufijte detare dhe per ti ndare ata ne Hage?

🟥Pse mbahet e fshehte perberja e ketij Grupi Negociator dhe objekti i punes se tij?

🟥Akoma ne fuqi eshte nje tjeter Grup Negociator i ngritur qe ne vitin 2018 per te pergaditur Marreveshjen me Greqine dhe qe ka plotfuqine e Presidentit sikunder Kushtetuta e kerkon, ç’po ndodh me kete Grup?

🟥 Çfarë komunikimi ka pasur Rama me institucionet dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë dhe më gjerë, në se ka pasur, për të ngritur shqetësimet për kufirin detar dhe për të kërkuar ndihmën e mbështetetjen e tyre profesionale dhe politike?

 🟥Çfarë bashkëpunimi ka pasur, nëse ka pasur, me Presidentin dhe Parlamentin për ti dalë përpara kesaj çeshtje kombëtare me rendesi kritike?

🟥A komunikoi ndonjë herë me profesorë,historiane  juriste te njohur e te nderuar  për të marrë opinionin dhe ekspertizën e tyre të zgjeruar për këtë çeshtje kaq delikate dhe kritike?

🟥Perse Rama nuk bën publike se çfarë marrëveshje kishte bërë dhe ishte thuajse gati të firmoste me qeverinë greke të Tsipras?

🟥 Përse përballë një çeshtje kombëtare të tillë si kjo e Kufirit Detar grupi negociator i Shqiperisë qenka i paplotësuar dhe vazhdon si i tillë?

🟥Cili interes i huaj dhe privat ja paska mbajtur dorën Ramës, që e pengon ta plotësojë grupin negociator kur ky heq e vë ministra brenda ditës bile i njofton edhe me twiter?

🟥 Po si mundet Rama të justifikojë, që përballë një Greqisë shumë të përgatitur dhe me nivel të lartë ekspertesh, Rama vendos një grup ekspertësh copë – copë, të paplotësuar dhe me një udhëheqje politike zero?

Eshte e qarte si drita e diellit se Rama tradhetisht po shet fshehtas kufijte detare te Shqiperise me Greqine dhe po kerkon te luaje me logjiken e faktit te kryer.

Kufijte detare dhe integriteti i vendit mbrohet me cdo cmim dhe deri ne fund dhe Rama nuk do te kaloje dot kurre tradhetine e tij.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME