SPORTTOP-NEWS

Kam lindur në vendin e gabuar’/ Rrefimi zemërthyer i boksierit Amarildo Bakajt dhe ëndrra e prerë në mes!

Amarildo njofton dorëhegjen nga boksi.

Sot, bota e sportit shaiptar dhe tifozët e boksit u zgjuan me një lajm të hidhur dhe një mesazh që rëndon si plumb. Amarildo Bakaj, një nga boksierët mẽ premtues dhe me një dashuri të pamatë për ngjvrat kuqezi, ka njoftuar tërheqjen nga sporti i boksit. Dhe nuk e bën këtë në perëndim të karrierës, por në moshën 26-vjeçare-, në kulmin e forcës, rinisë dhe potencialit të tij.

Përmes një postimi të gjatë dhe thellësisht të ndjerë në rrjetet sociale, Amarildo ka zhveshur shpirtin para publikut, duke trequar jo vetëm lodhjen fizike, por mbi të gjitha, një thyerje shpirtërore që asnjë grusht në ring nuk mund t’ia shkaktonte.

Talenti përballë parasë dhe mungesës së mbështetjes

Në fjalët e tij, ndihet dëshpërimi i një atleti që ka kuptuar një të věrtetë të hidhur të sportit modern: talenti dhe zemra shpesh nuk mjaftojnë. Bakaj shpjegon se përpjekjet e tij pēr të sfiduar emra të mëdheni si Ben Whittaker nuk ishin për famë të thatë por refuzimet nuk vinin nga frika në ring, vinin nga mungesa e sponsorëve dhe fuqisë financiare.

“Boksierët në Angli, USA nuk janë më të fortë apo me më shumë zemër se ne shqiptarët,” shkruan ai, duke vềnë gishtin në plagën e vjetër të sportistëve tanë. Ndërsa të huajt rrethohen nga trajnerë elitarë dhe biznesmenë patriotë që investojnë tek ta, tek ne, sic thotë ai me trishtim, “Jemi në TikTok… thiesht kemi lindur të vuajmë si popull, ëndrrat tona janë ndalur gjithmonë në mes të rrugës.”

Çmimi i lartë i patriotizmit dhe “thika pas shpine’

Por pjesa më therëse e rrëfimit të tij është ajo ku flet për identitetin e tij. Amarildos iu kërkua nga promotorët e huaj të zhvishej nga petku tepruar  kombëtar, të mos fliste vetëm shaip nëse donte të hapte dyert e suksesit ndërkombëtar. Ai zgjodhi rrugën më të věshtirë: të mbetet i pathyer, duke përsëritur “Shqiptar, Shqiptar, Shqiptar”, me besimin se mund t’ia dilte pa shitur shpirtin.

Megjithatë, zhqënjimi më i madh nuk i erdhi nga të huajt, por nga vetë njerëzit e tij. Me nië dhimbje të dukshme, ai rrëfen se ishin pikërisht bashkatdhetarët ata që nuk i dhanë dorën, por përkundrazi, panë vetëm interesin e tyre personal. “U munduan me ma pi edhe gjakun, ju ka interesu veç gjepat e tyre.”

Një lamtumirë gë na bën fajtorë të gjithëve

Të děgjosh një djalë 26-vjeçar, të mbushur me talent dhe dëshirë për të ngritur lart flamurin e vendit të tij të thotë “më është lodhur shpirti” dhe “kam lindur në vendin e gabuar” është një kambanë alarmi për të gjithë shoqërinë dhe strukturat e sportit.

Amarildo Bakaj po largohet nga ringu, jo sepse u mposht nga kundërshtarët, por sepse u mposht nga një sistem i ftohtë nga mungesa e mbështetjes, nga zilia dhe nga një realitet ku ëndrrat e mëdha shtypen nga interesat e vogla.
“Deri në vdekje Shaiptar patriot me zemër. Zoti kaq kishte shkruajtur për mua..”‘ e mbyll ai mesazhin e tij

Sot, boksi shaiptar nuk humbi thiesht një sportist. Humbi një djalë që e deshi vendin e tij më shumë sesa karrierën, dhe për këtë pagoi çmimin më të shtrenjtë: ëndrrën e tij. Faleminderit Amarildo, dhe na fal që si shoqëri nuk ditëm të të mbanim krahët që ti të fluturoje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button