Thursday, November 21, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedKapen 805 kg kokainë/ OCCRP: Goditje e madhe për bandën shqiptare

Kapen 805 kg kokainë/ OCCRP: Goditje e madhe për bandën shqiptare

Projekti për Raportimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, i njohur si OCCRP, raportoi sot se 805 kilogramë kokainë, që i përkiste një bande shqiptare, u sekuestrua nga policia spanjolle.

Por operacioni ishte shumë i vështirë dhe bëri shumë bujë, pasi sasia e kokainës u kap në bordin e një peshkarexhë me flamurin e Gambias, e cila lundronte në ujërat e Senegalit në Afrikë.

Policia spanjolle tha se hetimi ndaj bandës shqiptare kishte zgjatur për shtatë muaj. Kjo bandë e fuqishme e kishte qendrën në Spanjë, por kishte akses në një infrastrukturë të fuqishme detare në Brazil.

Prej andej, anijet e ngarkuara me sasi të mëdha kokaine lundronin drejt bazës së grupit me në Gjirin e Guineas.

Operacioni i vështirë u realizua pas monitorimit të lëvizjeve të anijeve të bandës shqiptare.

Hetuesit vendosën se ishte koha për të ndërhyrë, pasi njëra prej anijeve kishte një sasi shumë të madhe kokaine.

Në operacion u përfshinë edhe DEA amerikane dhe Forca Ajrore e Francës.

Në anije u gjetën 805 kg kokainë. Peshkarexha e kishte marrë ngarkesën e drogës nga një anije e madhe në ujëra të hapura.

Kjo është praktika që po përdoret nga mafia shqiptare tani: anijet e mëdha e sjellin drogën në oqean dhe më pas e transferojnë atë në varka më të vogla që ta sjellin në brigje.

Shtatë persona u arrestuan gjatë këtij operacioni.

Sipas OCCRP, këto arrestime dhe kapja e kokainës përbëjnë një goditje të madhe për bandën shqiptare. Mendohet se banda bashkëpunonte me mafien kalabreze Ndragheta.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME