Katër shqiptarë janë arrestuar pas operacionit të zhvilluar në portin e Savonës, në Itali, ku u sekuestruan rreth një ton kokainë.
Droga ishte fshehur në pjesën e zhytur të anijes tregtare dhe u gjet nga zhytësit nga Seksioni i Operacioneve Detare të Savonës.
Ngarkesa me lëndë narkotike u sekuestrua nga Policia Financiare e Barit dhe ishte e ambalazhuar në 26 mbështjellës. Ndërkohë pas arrestimit të të katërve, Guardia di Finanza kishte mësuar për mbërritjen në portin e Savonës të një ngarkese tjetër me lëndë narkotike në një anije tregtare me flamur të Hong Kongut, e cila u nis nga porti i Santos në Brazil më 30 dhjetor.
Kjo është arsyeja pse u aktivizuan autoritetet dhe u krye monitorimi i ngarkesave. Sakaq operacioni është pjesë e hetimeve të Fiamme Gialle të Barit