Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETNëna shqiptare gjen të pajetë djalin e saj 3-vjeçar

Nëna shqiptare gjen të pajetë djalin e saj 3-vjeçar

Greqi – Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Larisa të Greqisë, ku një vogëlush 3 vjeçar është gjetur i pajetë nga nëna e tij.

Sipas mediave lokale, mëngjesin e sotëm nëna ka shkuar për të kontrolluar djalin e vogël, i cili ishte invalid dhe kishte probleme të tjera shëndetësore dhe ka konstatuar se ishte pa ndjenja.

Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca, e cila ka transportuar fëmijën në spital, ku më pas u konfirmua vdekja.

Raportohet se prindërit shqiptar nuk jetonin bashkë dhe se djali jetonte me nënën, ndërsa babai prej disa kohësh ishte larguar nga banesa.

Hetimet paraprake për ngjarjen po kryhen nga Spitali Farsalon, ndërsa autopsia pritet të hedhë dritë mbi shkaqet e vdekjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME