Fluks lëvizjesh në të dy anët e kufirit në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
E gjithë kjo ka ardhur pasi një pjesë e mirë e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi po vijnë për të kaluar festat e fundvitit me familjarët e tyre por një pjesë tjetër e shqiptarëve po shkojnë për këto festa në vendin fqinj aty ku kanë dhe të afërmit e tyre.
Për të përballuar fluksin në rritje Policia Kufitare e Kapshticës ka shtuar numrin e sporteleve në hyrje dhe dalje. Burimet thanë se po punohet me 7 sportele, 4 në hyrje dhe 3 në dalje por nëse fluksi është më i madh në dalje punohjet me 4 sportele dhe 3 në hyrje. Në qoftëse një ditë më parë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 5400 shtetas shqiptarë dhe të huaj deri në orën 13:30 minuta të ditës së sotme në hyrje-dalje në vendin fqinj janë regjistruar 4150 shtetas.
Gjatë këtyre dy ditëve numri më i lartë i lëvizjeve është regjistruar në hyrje nga Greqia, numër ky që ka qënë më i madh se 5300 shtetas. Burime të sigurara thanë se radhë të gjata ka në tokën greke pasi autoritetet e vendit fqinje ditën e stome po punojnë vetëm me dy sportele në dalje.