Friday, March 29, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSHËNDETKollitja mbron shëndetin

Kollitja mbron shëndetin

Në fakt kollitja është një refleks, i cili ndihmon pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes në fyt dhe në gjoks. Megjithatë ndonjëherë për shkak të kollitjes duhet të paraqitemi te mjeku.

Kollitja është një nga mekanizmat mbrojtës të sistemit respirator. Me anë të të kolliturit ndalohet hyrja në trup e trupave të panjohur nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes dhe gjithashtu realizohet hedhja jashtë e tyre.

Poashtu, kollitja është sinjalizuese e shumë sëmundjeve, si: pneumonia, tuberkulozi, sëmundja kronike obstruktive e mushkërive, sëmundje të gurmazit, kancer i mushkërive dhe dobësim të zemrës.

Kollitja akute në shumicën e rasteve rrjedh nga të ftohurit ose nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes,.

Elementë të tjerë më të shpeshtë të cilët shkaktojnë kollitjen janë alergjitë, rrjedhjet kronike të hundës, sinusiti, astma, bronkiti kronik dhe të kolliturit alergjik.

Nëse bashkë me kollitjen akute shfaqet temperaturë, sekrecione me ngjyrë të errët dhe dhimbje gjoksi, atëherë këta mund të jenë shenjat e një pneumonie.

Nëse i sëmuri nxjerr sekrecione me ngjyrë jeshile, të verdhë apo të bardhë, ose nëse kollitja vazhdon më shumë se 21 ditë dhe bashkë me të shfaqet temperaturë apo nëse bëhet fjalë për sekrecione me gjak, atëherë duhet medoemos të kontaktoni mjekun.

Pas të kolliturit mund të shfaqen marrje mendsh, përzierje në stomak dhe të vjella.

E kollitura gjithashtu mund të bëhet shkak i thyerjes së brinjës, shkëputje muskulore, thyerje në kockën e belit, pnomotoraks (mbledhje e ajrit në mes të shtresave të mushkërive), mosmbajtje të urinës. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME