Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti: Kryeministri qeveris me 10 biznesmenë dhe banda kriminale!

Sot mjeku i njohur Ilir Alimehmeti, foli në Top News, duke akuzuar se kryeministri nuk e degjoi protestën paqësore prej shumë ditësh ndaj shpërthyen, duke përfunduar në përplasje të dhunshme. Nuk jam dakort me dëmtimin e pronës private, por si PD i mbështesim, ndonëse nuk jemi pjesë e saj. Kjo protestë ka dalë nga duart e politikës, ndaj duhet zgjidhje politike me dorëheqjen e kryeministrit Rama. Me tej Ilir Alimehmeti theksoi se Edi Rama qeveris sëbashku me afro 10 biznesmenë të fuqishëm dhe banda kriminale të trafikut të drogës ndaj duhet përballje për ta larguar.
Në protestë ka shtresa të ndryshme të shoqerisë, sikurse ka edhe kundërshtarë të PD, ndaj kanë ndodhur disa reagime ndaj deputetëve të PD.
Ai shtoi se duhet Qeveri Teknike dhe te shkohet në zgjedhje.
Mjeku i njohur Ilir Alimehmeti mbetet kandidatura kryesore e PD dhe opozitës për bashkinë e Tiranës, prandaj ka frikë në PS me emrin e tij si kundërshtar.







