AKTUALITET

Plumbat e gomës/ Skënder Hita: Janë të lejuara, u përdorën në mënyrë të kufizuar

Drejtori i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, në një konferencë për mediat ka folur sot për përdorimin e plumbave të gomës gjatë protestave në Tiranë, duke deklaruar se këto mjete lejohen, por përdoren në mënyrë të kufizuar. Sipas tij, policia përdor vetëm pajisje të certifikuara dhe mjete të përcaktuara për ndërhyrje në situata të tilla.

“Mjetet dhe pajisjet policore të lejuara janë përdorur në mënyrë të kufizuar, pasi nga ana jonë përdoren mjete të përcaktuara, si në të gjitha vendet e BE-së. Policia përdor vetëm pajisje të certifikuara për këtë qëllim”, tha Hita.

Ai u ndal edhe te incidentet gjatë protestave, duke theksuar se një grup i vogël nuk përfaqëson të gjithë pjesëmarrësit. Sipas drejtorit të Policisë së Shtetit, efektivët janë goditur me vida dhe zara, ndërsa disa prej tyre kanë mbetur të dëmtuar. Një polic, tha ai, ka pësuar fraktura të shumta në gojë dhe nofull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button