Egla, më pas Meritoni u skualifikuan prej produksionit, përfshirë këtu edhe Ilnisën, dhe qëndruan për ditë me rradhë në ”Dhomën e Bardhë”. Nga ky nominim i fortë, Ilnisa ishte ajo e cila u eliminua, ndërsa Meritoni dhe Egla kanë vazhduar garën. Këta të dy i janë kthyer pjesës tjetër të banorëve dhe duket që ‘luftën’ do ta vazhdojnë përsëri.
Meritoni: O sa shumë më do, o teta Eglantina.
Egla: Po vazhdon prapë me teta ti? Vazhdo.
Meritoni: Po ti po vazhdon me stalker? Shpifëse. Shpif pra shpif, sepse do të mbash përgjegjësi për të gjitha këto. Edhe për stalker e vendosi publiku. Dhe jemi ballë më ballë. Por, çdo dhimbje do ta përjetosh dhe do ta ndiesh jashtë.