Ndalesa e radhës për ish-yllin e “One Direction”, Harry Styles, do të ishte Danimarka por që u anulua në moment të fundit. Këto koncerte të yllit britanik organizohen në kuadër të turit të tij botëror “Love on Tour”.
Bëhet me dije se arsyeja e anulimit të koncertit ishte një sulm i ndodhur në një qendër tregtare afër, ku u vranë disa persona.
Në një postim në “Snapchat”, Styles shkroi: “Ekipi im dhe unë lutemi për të gjithë që ishin të përfshirë në të shtënat në qendrën tregtare të Copenhagen. Jam i shokuar. Me dashuri Harry”.
Agjencia e lajmeve PA fillimisht kishte raportuar se shfaqja pritej të vazhdonte pavarësisht të shtënave pasi zbatimi i ligjit në zonë u ka treguar organizatorëve se ata lejohen ta bëjnë këtë në mënyrë të sigurt. Por shfaqja, e cila duhej të fillonte në orën 20:00 me orën lokale (19:00 me orën e Mbretërisë së Bashkuar), u vonua dhe më pas u anulua përfundimisht.
Ju kujtojmë që “Love on Tour” ishte planifikuar të zhvillohej në vitin 2020, por për shkak të pandemisë u shty. Turneu u riplanifikua dhe filloi në shtator të vitit që lam pas në Las Vegas.