Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËKosova feston 15-vjetorin e pavarësisë

Kosova feston 15-vjetorin e pavarësisë

Pas luftës që solli mbi 12 mijë viktima, 6 mijë të zhdukur e afër një milion shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe në fushatën e egër të spastrimit etnik, qytetarët e Kosovës kremtojnë sot pavarësinë. Më 17 shkurt të vitit 2008 kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur sovran dhe demokratik. Kjo e premte shënon 15-vjetorin e kësaj dite.

Në 15 qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, që në nenin 1 përcaktonte se, “Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”. Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME