Thursday, April 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama për PD: “Do dalin të gjitha të zezat”, para 14 Majit

Rama për PD: “Do dalin të gjitha të zezat”, para 14 Majit

Deri më tani kryeministri Rama është përpjekur të bindë gjithkënd se marrëdhënia e tij me Charles McGonigal ka qenë sipërfaqësore, një “miqësi” në kuptimin anglez të fjalës. Të njëjtën linjë e mbajti edhe gjatë emisionit Opinion ku përsëriti versionin e tij të takimeve me ish-zyrtarin e FBI-së.

Por ndryshe nga herët e tjera, Rama la të kuptohet se di më shumë nga sa thotë. Kur u pyet për dëshmitarët që këshilltari i tij Dorian Duçka i ka dërguar në Austri për të hapur çështjen ndaj Nick Muzin, lobistit që mori para për të ndihmuar Bashën, Rama bëri një paralajmërim.

Kryeministri tha se do të dalin së shpejti “të gjitha të zezat” mbi çështjen e financimit të lobimit të Lulzim Bashës në SHBA, duke u treguar i kujdesshëm të thotë se nuk dinte gjë, por bënte një sintezë nga gjithë çfarë lexonte. Pavarësisht se tha se nuk dinte gje, Rama la të kuptohet se “të zezat” që do të dalin do t’i kushtojnë PD-së zgjedhjet e 14 Majit.

“Paska pasur dëshmitarë? Aaaa! Aaaa! Paska pasur edhe dëshmitarë? Kështu te dëshmitarët është pistë tjetër. Tani këtu te dëshmitarët është pistë tjetër komplet. Unë nuk e di kush janë dëshmitarët, por unë di të lexoj dhe di të them që kjo vorbull do ketë dy rezultate. Se mua më dalin fjalët jo se jam fallxhor, por se di të lexoj dhe jam tre hapa para të tjerëve. Dhe kjo vorbull që këto po krijojnë, kjo vorbull që këta po krijojnë. Dy gjëra do të dalin nga kjo vorbull që çfarë ishte e errët për paratë ruse që kanë financuar partitë demokratike dhe për non gratën do të dalin të zeza në fund dhe si rezultat i kësaj do hanë një shpullë në 14 Maj. Mos ki merak, po them çfarë mendoj duke bërë sinteza për ato që lexoj. Mbani shënim dhe këta që bërtasin që e dinë si merren paratë nga rusët, si bëhen deal, i dinë nga eksperienca dhe do ekspozohen” tha Rama.

Në shkurt të vitit 2019, Rama paralajmëroi shpalljen non grata të Berishës, një vendim që u zyrtarizua në Maj të 2021.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME