Saturday, November 30, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTKosova përmbyset 10 minutat e fundit në Irlandën e Veriut

Kosova përmbyset 10 minutat e fundit në Irlandën e Veriut

Alain Giresse nuk mund t’i besojë syve. Kosova e tij udhëoqi për 82 minuta, për tu shembur në fund në një humbje 2-1. Irlanda e Veriut ka marrë tre pikët përballë Dardanëve, që kanë dominuar ndeshjen, por në fund kanë dalë kokëulur. Muriqi iluzionoi Kosovën me një gol spektakolar, pastaj Whyte e Magennis kanë kthyer kursin e fitores nga vendasit.

Në Belfast, u duk se Kosova do të përsëriste të njëjtin sukses si në Prishtinë (fitore 3-2). Një lojë e mirë e Dardanëve, që krijuan disa mundësi të mira shënimi, pa mundur të shënonin në portën e Peacock-Farrell. Vendasit u munduan të përmbanin Rashanin e Rashicën, që të vënë në lëvizje nga Celina krijuan jo pak probleme

Irlanda e Veriut u shfaq rrezikshëm vetëm në fillimin e pjesës së dytë, por goditjen e morën nga Muriqi. Një perlë e sulmuesit të Mallorca nga jashtë zonës, që i dha zemër Kosovës, që mund ta mbyllte ndeshjen. Pikërisht këtë vuajti skuadra e Giresse. Pamundësia për të shënuar golin e dytë favorizoi irlandezo-veriorët, që goditën në 8 minutat e fundit të lojës. Whyte barazoi rezultatin në minutën e 82, ndërsa Magennis përmbysi gjithcka në minutën e tretë shtesë.

Kështu, nga një ndeshje që dukej fitore e sigurt, Kosova del pa pikë nga kjo transfertë. Giresse mbetet me 6 pikë, me Greqinë kryesuese të sigurtë, por tani rrezikon të humbasë edhe vendin e dytë në grup.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME