Friday, December 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËKOSOVA TË VENDOSË TË QUHET DARDANIA, SHTRIHET NGA KUKËSI DERI NË NISH

KOSOVA TË VENDOSË TË QUHET DARDANIA, SHTRIHET NGA KUKËSI DERI NË NISH

Nga Spartak Ngjela- Erdhi koha që me një referendum Kosova të vendosë të quhet Dardania.

Ky është emri i saj real ilir, sepse, e shtrirë që nga Kuksi e deri ne Nish, ajo është Dardania klasike e Ilirisë.

I.

Kjo kohë që erdhi me budallallëkun e Sebisë në konfliktin për Veriun e Kosovës; po të luhet mirë, mund të jetë sukses i madh i Kosovës kundër Sebisë:

Sepse…

Banditizmi, si origjinë, e çoi Aleksandër Vuçiçin t’i jepte mundësi qeverisë së Kosovës që, po të dijë të luajë, e sjell pavarësinë e Kosovës në një stad të ri.

Kurse, referendimi për marrjen e emrit DARDANIA, është kurora për krijimin e pavarësisë së vërtetë të Kosovës, sepse emri aktual është një emër serb, dhe nuk ka asnjë vlerë shqiptaro-arbërore.

Shqiptarët e Dardanisë duhet të shkëputen nga çdo gjë serbe.

II.

Por, pse kjo kohë erdhi në favorin absolut të Dardanisë?

Vuçiç, me bandat e tij dje, në datën 14 qershor 2023, ka rrëmbyer kriminalisht tre policë të Kosovës, ka rrëmbyer tre policë të Kosovës dhe nuk po dihet se përse. Por, marrëzia serbe, ka shekuj që njihet në botën e zhvilluar.

Këta janë serbët, se këta kanë qenë gjithmonë. Po Evropa Perëndimore, pse ka dy shekuj që përkrah këta të çmendur dhe ardhacakë në Ballkan? Sepse, në dy shekuj rresht, Franca dhe Anglia, ka frikë nga shqiptarët. Ka frikë nga shqiptarët sepse Shqipëria e plotë sot krijon Ilirinë klasike. Dhe këta evropianë kanë frikë nga fuqia perandorake që kanë në brendësinë e tyre shekullore shqiptarët.

Çdo shqiptar duhet të kujtohet se, pa arbërorët nuk do të kishte as Perandori Romake, nuk do të kishte as Perandori Bizantine dhe nuk do të kishte as Perandori Osmane.

Pikërisht këtu qëndron sot frika e Evropës Perëndimore.

Kjo sepse, Perandoria Arbërore ekziston si e shpërndarë: ajo ekziston në Turqi me rreth 10 milion shqiptarë; ekziston në Ballkanin Perëndimor me rreth 10 milion shqiptarë; ekziston në Greqi me rreth 6 milion shqiptarë ( si arvanitas e si shqiptarë ); ekziston me rreth 4 milion shqiptarë të shpërndarë në Angli, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Vendet Skandinave, në Gjermani; ekziston me rreth 10 milionë shqiptarë në Egjipt, në Siri dhe në të gjithë Lindjen e Mesme.

E shihni se kush është Arbëria e sotme? E pra, te kjo Arbëri e ka frikën Evropa Perëndimore.

Po Amerika?

Jo Amerika e ka Shqipërinë dhe Kosovën bashkë, një aleat të madh. Por, ende nuk po di të veprojë aktivisht.

III.

Por, çfarë po ndodh aktualisht në konfliktin Kosovë – Serbi?

Dje serbët kanë grabitur me forcë tre policë të Kosovës në veriun e Kosovës, por Uashingtoni ende nuk ka mbajtur një qëndrim.

Kurse qeveria e Kosovës ndaloi hyrjen e mallrave dhe makinave të Serbisë në Kosovë.

Por, na duhet te theksojmë se: kjo është një vepër shumë e lartë për ngritjen e personalitetit historik të shqiptarëve.

Po të vijojë kjo me këtë intesitet, çështja mund të ecë sipas këtij rendi:

Serbët me çmendurinë e tyre pushtuese i dhanë mundësi të madhe sulmit të ri të shqiptarëve kundër armikut të saj shekullor. Kjo sepse, akti si përgjigje që dha qeveria e Kosovës mund të sjellë:

Një shkëputje tërësore nga çdo gjë serbe në Kosovë, sipas këtij rendi:

Personalitet dhe forcë të shqiptarizmit kundër shfaqjes të çdo lloj serbizmi në Kosovë;

Asnjë mall serb në Kosovë;

Asnjë automjet me targa të Serbisë nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë.

Dhe, kjo hap një faqe të re në zhvillimin e personalitetit të shtetit të Kosovës, sepse:

Kjo reformë e qeverisë së Kosovës, sjell domosdoshmërisht:

Çoroditje financiare të tregut në Serbi;

Falimentim të shumë bankave në Serbi;

Varfërinë ekstreme për serbët e Kosovës;

Largimin e serbëve të Kosovës për në Serbi, si pushtues të mundur dhe të cfilitur përfundimisht.

IV.

Po të dijë të qëndrojë deri në fund kryeministri Kurti dhe, po ta ndihmojë Uashingtoni, Serbia shkon drejt dekadencës së madhe sipas rendit që paraqitëm më lart, sepse një nga arsyet që politika e Beogradit në këta 24 vitet e fundit vuan për Kosovën, është dekadenca ekonomike që po pëson tregu i Serbisë, dhe revolitimi i madh i serbëve me qeverinë Vuçiç, pikërisht për këtë ka ardhur.

Kosova varfëroi Serbinë – ky është shkaku social i përplasjeve të sotme në Serbi.

Kjo është arsyeja edhe e ngritjes se tensionit serb në Veri të Kosovës. Sepse, gjithçka ka qenë e përllogaritur që të gjendej një shkak madhor për të ndaluar revoltat e opozitës serbe në Beograd.

Por, revoltat janë jetike tani për shoqërinë serbe, se sikurse theksuam, ajo po varfërohet dita ditës.

Dhe, kjo është sigurisht një vepër e shqiptarëve të Dardanisë.

Po kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në këtë kohë, a do të dijë të luajë politikisht në favor të shqiptarizmit?

Kjo do të varet shumë nga raporti i tij dhe I presidentes Vjosa Osmani me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo është jetike. Vjosa Osmani duhet ta marrë në dorë këtë dhe të tërheqë pas vetes edhe Albin Kurtin.

Po politika amerikane, e ka kapur që vetëm bota shqiptare e dy shteteve shqiptare në Ballkanin Perëndimor ( Shqipëria dhe Kosova ) është forca e Amerikës kundër Rusisë?

Sigurisht që e ka kapur. Dhe duhet ta luajë këtë as soon as possible…

Të shohim…

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME