Krim pasioni/ I riu vret të dashurën dhe më pas veten

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së martës në Shkodër. Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur këtë të martë.
Dyshohet për dy viktima. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, ndërsa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.
Si pasojë, dy të rinjtë kanë humbur jetën
Nuk dihet ende për rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje duke bërë edhe rrethimin e zonës.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kol Malaj 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prendushi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri.
Shtetasi Kol Mslaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prrndushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.