Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Essex të Britanisë së Madhe ku shqiptari Sali Byberi ka ndërruar jetë pasi u godit me një pistoletë elektrike nga një oficer policie. Lajmi është publikuar së fundmi nga mediat britanike, ku bëhet me dije se Sali Byberi i cili menaxhonte një lavazh në Essex, ka sulmuar një prej oficerëve të policisë dhe ky i fundit ka përdorur ngarkesën e pistoletës elektrike ndaj tij duke e goditur shumë herë, gjë që ka rezultuar fatale për të.
Ngjarja ka ndodhur të hënën e 21 nëntorit, ku policia britanike u njoftua për trazira në lagjen ku ndodhej lavazhi që menaxhonte shqiptari. Pas pranisë së policisë për të zgjidhur përplasjet mes disa banorëve, Byberi ka goditur një prej oficerëve dhe ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë elektrike.
29-vjeçari ishte baba i tre fëmijëve ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar drejtësi për vdekjen e tij. Viktima ishte baba i tre fëmijëve, ndërsa familja e tij është në kërkim të drejtësisë. Përmes avokatëve të tyre ata kanë treguar traumën që kanë pësuar që prej vdekjes së djalit të tyre.
Ende nuk mund ta besojmë se çfarë ndodhi dhe si na e morën Saliun. Është pothuajse e pamundur të gjesh fjalët për të përshkruar dhimbjen dhe dhimbjen që ndjejmë. Kemi kaq shumë pyetje dhe gjithçka që shpresojmë tani është të paktën që të marrim përgjigje”- është shprehur motra e viktimës në intervistën e dhënë për mediat britanike.
Ndërsa partnerja e Byberit, L. Mafra, 31 vjeç, tashmë ka mbetur e vetme në rritjen e fëmijëve të tyre, Akil tetë vjeç, Egilson gjashtë dhe Fabio, pesë vjeç. Policia e Essex-it ndërkohë po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.